Restorantet do hapen edhe brenda/ “Do jemi sërish të cunguar në punë. Nuk shtojmë dot stafet”
28/09/2020 15:26

Nga 1 tetori, baret dhe restorantet do te lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre edhe në ambjentet e brendshme, që pas mbylljes në nisje të pandemisë së Covid 19. Hapja do të bëhet duke respektuar protokollet e sigurisë shëndetësore. Por cili do të jetë ndikimi që do të ketë ky vendim i qeverisë? Kreu i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj, thotë se vendimi, do te ketë impakt minimal. “Ndikimi do jetë pak ose aspak, pasi njerëzit do kalojnë nga pjesa e jashtme në pjesën e brendshme, duke parë që edhe dimri është përpara. Nqs një pjesë e jona, ata që kishin mundësi, në pjesën e jashtme kishin hapësirë, kishin një farë oksigjeni, tek pjesa e brendshme tani vijmë, ku jemi përsëri të cunguar”. Jahaj, thotë se hapësirat e kufizuara, i pengojnë bizneset që të punësojnë të rinj apo të rikthejnë në punë ata që u shkurtuan. “Nuk shtojmë dot staf, ose e kemi të pamundur të punojmë me këtë staf që kemi, kështu që bie edhe kjo. Dhe e treta, stafet përpunuese që janë kuzhina dhe baret, ne i kemi përgjysmuar dhe do vazhdojmë të punojmë me një kapacitet të tillë. pra që po hapet një ambjenet i ri punë, por që është i cunguar”. Nën anën tjetër, vet qytetarët e kanë mirëpritur këtë vendim. “Vendimi qeverisë, parashikon që të gjitha klubet e natës, longue baret, diskot, apo aktivitete të këtij lloji, do të qëndrojnë të mbyllura”.

Top Channel/ Hapet gara për kryepolicin, dje përfundoi procesi i shkarkimit nga detyra të drejtorit
03/03 12:45
Top Channel/ Zhduket 11-vjecari, iku nga shtëpia pas debatit me të ëmën
03/03 12:44
Top Channel/ Hapet rruga Librazhd-Përrenjas, devijimi deri në përfundim të rrugës alternative
03/03 12:43
Top Channel/ “Burg përjetë portugezin”, pretenca për Ruben Saraivën. Akuzohet për vrasjen e Nikulajt
03/03 12:29
Top Channel/ “Gati për pasojat e luftës”, Rama mbledh kryesinë, urdhëron turin në bazë dhe diasporë
03/03 12:05
Top News – Raporti për imunitetin e Ballukut. PD citon prokurorët: ARRSH pengoi hetimin e SPAK
03/03 11:58
Top News – Kosova pa president. Partitë s’gjejnë konsensus, vendi drejt zgjedhjeve të reja
03/03 11:52
Top Channel/ Pamje ekskluzive nga Tel Avivi, raketa iraniane rrëzohet nga mbrojtja izraelite
03/03 11:42
Top News – Porositë e Ramës për socialistët. Pas ndryshimeve në Qeveri, takime të shtuara me bazën
03/03 11:38
Top News – Dhëmb për dhëmb! Irani mbyll Hormuzin / Do t’i vërë flakën anijeve, SHBA: Kanali i hapur
03/03 11:36
Top News – Kemi hyrë në erën bërthamore… / Franca do rrisë arsenalin, ombrellë për Evropën
03/03 11:33
Top News – Trump i tërbuar me Britaninë e Madhe /‘S’kemi nevojë për ju, marrëdhëniet kanë ndryshuar’
03/03 11:30
Top News – Ambasada amerikane në Riad nën sulm / Goditet nga dy dronë iranianë, ‘zjarr i kufizuar’
03/03 11:30
Top News – Asnjë paralajmërim, asnjë sirenë…Si u vranë gjashtë ushtarët amerikanë në Kuvajt
03/03 11:30
Top News – Trump paralajmëron-S’keni parë gjë akoma / ‘Vala e madhe’ po vjen mbi Iran, flet për CNN
03/03 11:25
Top News – Marinsat amerikanë hapën zjarr në Karaçi/ Qëlluan mbi protestuesit që sulmuan konsullatën
03/03 11:23
Top News – Ekzekutimi i Ardian Nikulajt. Kërkohet burg përjetë për ‘killerin’ portugez
03/03 11:17
Top News – Kaosi me fluturimet. Mbyllja e hapësirës ajrore në Lindjen e Mesme prek shqiptarët
03/03 10:51
Top Channel/ “Shqipëria në moment vendimtar”, ambasadori i OSBE: Zbatoni piketat e raportit të ODHIR
03/03 10:47
Top News – Hapet gara për pasuesin e Prodës. Kandidatët, një javë kohë për të dorëzuar dosjet
03/03 10:32
DIGITALB DIGITALB