Afrimi i datës të zgjedhjeve ka prishur “armë-pushimin” e deklaratave dhe kundër deklaratave të javëve të fundit, mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Ishte kreu i shtetit i cili lëshoi sot dy citime fshikulluese për qeverinë duke i kujtuar kryeministrit se nuk ka ndërmend të bëjë rrolin e spektatorit për 25 Prillin, paçka se kushtetuta ia kërkon të jetë mbi palët.