Rënie e cilësisë së arsimit/ Frika nga pasojat e të mësuarit “online”
13/01/2021 12:27

Pas zgjedhjeve për drejtuesit e universiteteve, auditorët mbetën bosh. Këto institucione arsimore nuk pritën studentët për vitin e ri akademik, pasi muaji i parë i mësimit u lajmërua se do të zhvillohej online në kushtet e pandemisë, por kjo metodë po vijon edhe pas nëntorit, që sipas akademikëve po shkakton rënie të cilësisë së arsimimit. Arbi Agalliu: Marrëdhënia online është e pamjaftueshme për të zgjuar interesin e studentëve. Është një proces që nuk mund ta menaxhosh vëmendjen e tyre pasi mund të jenë kudo, në kafene, punë, rrugë ,mjafton një aparat celular dhe ai është prezent në mësimin online dhe e shoh të pavend mungesën e tyre në auditore kjo sjell një mungesë në cilësi të mësimdhënies. Veç mësimit në distancë, shqetësues për Marash Logun studentin e masterit në Fakultetin e Drejtësisë është kohëzgjatja e ciklit të studimeve, që është shkurtuar dhe justifikohet me ndikimin e pandemisë, ndërsa tarifa që do paguajë mbetet e njëjta. Marash Logu, student: Po cungohet edhe semestri i cili minimalisht duhet të zgjaste 3-4 muaj por është shkurtuar më pak se në dy muaj. Masteri në vetvete nënkupton një specializim për studentin në tregun e punës, në fakt tashmë diploma është thjesht një karton. Për të shpëtuar nga pasojat e rënda jo vetëm akademike në të ardhmen, kërkesa e të dyja palëve pedagog-studentë drejtuar institucioneve shtetërore, është që mësimi në universitete të përshtatet si në shkolla, në mënyrë të kombinuar; leksionet në shtëpi dhe seminaret në auditorë. Arber Agalliu, pedagog: Studentët duhet të kthehen në auditore,është domosdoshmëri. Sado kosto të ketë covidi në këtë moment është e pakrahasueshme më kostot sociale e akademike që do të ketë ky brez në të ardhmen. Po krijohet një vakum në marrëdhënien pedagog student.

Top Channel/ Berisha: Minimum jetik 200 euro, i vetmi vend ku euro ra me 35%
27/03 22:11
Top News – Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, pensionistët përdoren për fushatë elektorale
27/03 21:48
Top Channel/ Berisha gjatë konferencës: Ju garantoj, këto janë vetëm hapat e parë për…
27/03 20:23
Top Channel/ Berisha: Nuk ka një vend të dytë më të vjedhur dhe më keq të qeverisur se Shqipëria
27/03 20:23
Top Channel/ Dhëmbët dhe sëmundjet te fëmijët, mjekët: Biberoni shkakton karies
27/03 19:57
Top Channel/ Dhuna në familje në rritje, 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin
27/03 19:52
Top Channel/ “Kërcënojnë” importuesit: Nuk do marrim më naftë! Çmimet e Bordit, nën kosto
27/03 19:37
Top Channel/ Debat në RMV për burgosjen e Metës, zv.kryeministri: Po mbahet në qeli pa asnjë dosje
27/03 19:24
Top Channel/ Bardh Spahia në konferencë: Nuk duhet ofruara lëmosh pensionisteve por duhet…
27/03 19:18
Top Channel/ Ines Nurja në konferencë: Po largohet rinia, dhe kjo është një problem shumë i madh
27/03 18:59
Top Channel/ Drejtuesja e departamentit të statistikës në PD: Varfëria është ulur këmbe kryq te…
27/03 18:59
Top Channel/ Kryedemokrati: Për Ramën nuk ekzistojnë pensionistët në Shqipëri, por…
27/03 18:52
Top Channel/ Berisha: Shqipëria është vendi në Europë ku euro ka pësuar zhvlerësim
27/03 18:41
Top Channel/ “Pamundësi e mjekimit” Kryedemokrati: Shqiptarët varfërohen çdo ditë e më shumë
27/03 18:39
Top Channel/ Berisha në konferencë: Çmimet në këtë vend janë 10–20% më të larta se në vendet e…
27/03 18:38
Top News- Frika e përhapjes së tensioneve/ Bullgaria dyfishon shpenzimet për mbrojtje
27/03 18:28
Top News – Deputetët, 2 mln euro dieta. Kuvendi, miliona edhe për zyrat e shkarkimet e padrejta
27/03 16:48
Top News – Emigrantët, 1.1 mld euro në Shqipëri. Remitancat kapën nivele rekord vitin e kaluar
27/03 16:43
Top News – Saraiva u pagua 1 mln paund. Porositësit ofrojnë 500 mijë euro për vrasjen e vrasësit
27/03 15:38
Top Channel/ BE miraton ligjin “Gjadri”! Pranohet krijimi i qendrave për emigrantët e paligjshëm
27/03 15:17