Në sheshin Skënderbej po merr formë një instalacion i artistit gjerman Martin Steinert, sipas një projekti të quajtur “Reja e Drurit”. Kalimtarët e quajnë si Arka e Noes. Ky instalacion shëtitës është i shtati për artistin, pas krijimit te tij në forma të ndryshme dhe në qytete të ndryshme të botës. Genc Mulliqi, ishte kumbari i idesë për ta sjellë këtë projekt në Shqipëri. Shumë studentë të skulpturës kanë punuar vullnetarisht në krijimin e kësaj vepre. Artisti e shoqëron këtë vepër me shprehjen; shprehni mendimet, ëndrrat dhe dëshirat tuaja këtu; po e bëj dhe unë.