Reforma zgjedhore, votim edhe emigrantëve
06/11/2019 19:48

Kontrolli i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka qenë fushë-beteja kryesore e partive politike, sa herë që në Shqipëri ka pasur zgjedhje, por historia pritet të marrë fund me ndryshimet e reja në kodin elektoral. Ekspertët e komisionit parlamentar të reformës zgjedhore propozojnë që KQZ aktuale të shkrihet dhe të riformatohet si institucion me përgjegjësi të ndara, në kompetenca dhe i përbërë nga tre autoritete. Si organ parësor propozohet të jetë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, i cili ushtron kompetencat ekzekutive dhe përfaqëson KQZ-në në marrëdhëniet me të tretët. Autoriteti i dytë i përbërë nga 5 anëtar është Komisioni Rregullator kompetent për miratimin e akteve me karakter normativ dhe vendosjen e rregullave për zgjedhjet. Ndërsa, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në përbërje të së cilit parashikohen 3 anëtarë do të shqyrtojë ankimimet e partive politike. Institucionet e reja te administrimit zgjedhor kanë mandat të ndryshëm 7, 5 dhe 9 vjeçar ndërsa mënyra e përzgjedhjes në Parlament është e njëjtë, me shumica prej 84 votash ndërsa në rast dështimi Kuvendi përdor shortin për kandidatët e propozuar. Ekspertët mendojnë që KQZ-së t’i lihet në dorë implementimi i teknologjisë në zgjedhje dhe administrimi i votës së emigrantëve. Administrata e riformatuar zgjedhore është e detyruar që teknologjinë ta zbatojë nëpërmjet projekteve pilot, në jo më pak se 20 përqind të numrit të zgjedhësve për çdo fazë të implementimit. Ndërsa, emigrantëve duhet tu garantohet i njëjti sistem dhe siguri votimi si zgjedhësve brenda vendit. Amendamentet përcaktojnë depolitizimin e plotë të administratës zgjedhore, përmes krijimit të zyrtarëve zgjedhorë të cilët vijnë nga radhët e nëpunësve civilë ose jashtë administratës shtetërore.

Top Channel/ Riformatim i PD? Boçi: Kundër! Pasion momental i kritikëve, garë ose krijoni fraksion
16/08 19:45
Top Channel/ Premtimi i Ramës: Do rindërtojmë falas çdo shtëpi të djegur
15/08 22:41
Top News- Berisha ‘troket’ sërish në Kushtetuese/ Dorëzon ankim kundër masave të sigurisë
15/08 19:18
Top Channel/Rama për zjarrvënësit:Kriminelët do t’i dorëzohen drejtësisë,meritojnë ndëshkim maksimal
14/08 10:26
Top Channel/ Rama bën bilancin e zjarreve: Ende 6 vatra ‘të nxehta’!
13/08 23:08
Top News- Berisha:Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Ja ku gjenden paratë për avionët zjarrfikës
13/08 16:51
Top Channel/ “Aksi Berat-Ballaban, brenda vitit”, : Sezoni i ardhshëm iu gjen me rrugë të re
11/08 19:46
Top Channel/ Berisha reagon për shembjen në Vlorë: Të bëhej në vjeshtë, dëm për turizmin
11/08 15:02
Top Channel/ Shpëtoi 3 të aksidentuarit në Fier, Rama: Mes Policisë së Shtetit ka edhe heronj!
09/08 21:05
Top Channel/ Rama: Masa të reja për shkelësit, paketa miratohet së shpejti
09/08 19:18
Top Channel/ “Duhet rithemelim i dytë”, ish-deputeti i PD, Kreshnik Çollaku, propozon një foltore
09/08 15:05
Top Channel/ Rama nxjerr pamjet e reja: Qytetet shqiptare, si BE
08/08 19:30
Top Channel/ Zegjineja kritikon Bashkinë e Roskovecit, nxjerr videon e plehrave në rrugë
08/08 15:34
Top Channel/ Meta kërkoi lirinë.Gjyqtari shpall moskompetencën: Çështja të shqyrtohet nga Erjon Çela
08/08 15:02
Top Channel/ Rama publikon pamjet e aksionit: Çlirohen akset kombëtare
07/08 19:33
Top Channel/ Berisha: Zgjedhjet u blenë. Në fushatë u bënë prokurime prej gjysmë mld euro
07/08 15:14
Top Channel/ Zgjedhjet, Berisha si Basha! Përsëritet historia. Xhaferaj: Berisha, më keq se Basha
06/08 19:34
Top Channel/ Berisha: Rama bleu votat. 200 mijë personave ju shpërndanë nga 40 euro gjatë fushatës
06/08 15:19
Top Channel/ Berisha flet për lobistët: Pyetini vetë. Ata janë kompani serioze
05/08 15:29
Top Channel/ “Burg për martesat me zor”, gafa e Berishës teksa lexon memen në konferecë
05/08 15:23