Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën dhe Euroazinë Philip Reeker në një intervistë për Zërin e Amerikës deklaroi se një nga përgjegjësitë e rëndësishme të Presidentit të ri në Shqipëri, është ruajtja e pavarësisë së institucioneve të tjera të vendit, siç janë shërbimet e zbulimit apo Prokuroria e Përgjithshme.