Raporti i Dick Marty-t/ Mblidhet Komisioni i Posaçëm Parlamentar, bëhet konstituimi i tij
10/12/2020 12:09

Paraditen e sotme u mblodh Komisioni i Posaçëm i Kuvendit të Shqipërisë, ku u diskutua mbi raportin e Dick Marty-t, për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues në gjetjet dhe konkluzionet, që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri, sa i takon çështjes së raportit të anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku pretendohet se kanë luajtur rol përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në mbledhjen e tij të parë u bë konstituimi i Komisionit, ngritja e sekretariatit teknik dhe përcaktimi i relatorëve. Deputetët vendosën që për këtë komision të jenë dy relatorë, një nga PS-ja dhe një nga grupi i deputetëve të pavarur, saktësisht Klodilda Bushka dhe Elena Xhina. Anëtari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty ka ngritur akuza se në territorin e Shqipërisë ka pasur veprimtari kriminale të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët gjenden në paraburgim të Hagës që prej datës 5 nëntor. Komisioni i Posaçëm u miratua më datë 3 dhjetor në Kuvend me 85 vota pro, 12 kundra dhe 4 abstenimi, për të kaluar në skaner të gjitha veprimet e kryera në territorin shqiptar për krimet e supozuara të UÇK-s. Komisioni i Posaçëm për Çështjet e Raportit të Dick Marty-t u transmetua live në faqen zyrtare në Facebook të Komisionit të Ligjeve.

Top Channel/ Rama shtron iftar: Uroj që në 2030 të festojmë Bajramin dhe Krishtlindjet të anëtarësuar në BE
12/03 20:06
Top Channel/ “Luftoni korrupsionin, pa pengesa!”/ Reagimet e BE dhe ambasadave për votimin kundër SPAK
12/03 19:44
Top Channel/ Rama gjatë iftarit: Uroj të jetë iftari i fundit i Shqipërisë jashtë Evropës së Bashkuar
12/03 18:35
Top Channel/ Rama në darkën e iftarit: Uroj që t’ju pranohet agjërimi ti dëgjohen dhe ti…
12/03 18:34
Top Channel/ Rama gjatë darkës së iftarit: Agjërimi i mëson njeriut durimin dhe…
12/03 18:33
Top News – Imuniteti i Belinda Ballukut. Bardhi: Drejtësisë iu vendos vija e kuqe
12/03 17:46
Top News – Rama kërkon investime nga Turqia. ‘Marrëdhënie shumë të mira politike, por jo tregtare’
12/03 17:23
Top News – ‘Balluku’, BE mesazh politikës. ‘Lufta kundër korrupsionit, kusht për integrimin’
12/03 16:15
Top Channel/ Polemika për reformën administrative, PS dhe PD me qëndrime të kundërta
11/03 19:54
Top Channel/ Rama shpërthen ndaj Kushtetueses pas vendimit për Tik Tok
11/03 19:52
Top Channel/ Opozita mobilizohet për protestën e nesërme, teksa Kuvendi voton për Ballukun
11/03 15:27
Top Channel/ Veliaj pret vendimin më 20 maj, Kushtetuesja shqyrton kërkesën për masës së arrestit
11/03 15:22
Top Channel/ Qeveria monitoron çmimin e naftës, Ibrahimaj: Jo ndërhyrje me bord
11/03 15:08
Top Channel/ Berisha një ditë para protestës: Opozita do të udhëheqë kryengritje paqësore
11/03 14:50
Top Channel/ “Nesër shënohet një etapë e re vendimtare”, Berisha një ditë para protestës: Opozita…
11/03 14:48
Top Channel/ Mbledhja e qeverisë, të gjitha vendimet që u morën sot
11/03 14:16
Top Channel/ Berisha në Mbledhja e Grupit Parlamentar: Është koha të përballemi dhëmb për dhëmb
11/03 14:04
Top Channel/ Berisha në Mbledhja e Grupit Parlamentar: Integrimi në BE është ëndrra e çdo shqiptari
11/03 14:03
Top Channel/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha: Rama ka vendosur t’i…
11/03 14:03
Top Channel/ Mbledhja e qeverisë, Karakaci tregon vendimet që u morën: U shpronësuan…
11/03 14:01
DIGITALB DIGITALB