Rama: Vaksina edhe nga AstraZeneca! Po komunikojmë me Pfizer! Për 10 ditë do kemi lajme
26/01/2021 15:03

Kryeministri Rama lajmëroi sot se qeveria shqiptare është duke biseduar me kompaninë AstraZeneca e cila krijoi një vaksinë të saj në bashkëpunim me universitetin e Oksfordit dhe se shpejti do jepet edhe lajmi për realizimin e një kontrate. Ndërkohë që po vijojnë kontaktet me kompaninë amerikane Pfizer me të cilën ka një kontratë për 500 mijë doza vaksine. “Për ata që kanë marrë dozën e parë, vaksinat janë aty. Është bërë kalkulimi që asnjë të mos humbë procesin, për shkak të vaksinës. Pfizer ka një problem të madh aktualisht me të gjitha vendet. Pfizer ka lajmëruar një stop për zgjerimin e bazës prodhuese dhe faktikisht ne jemi në kontakt, jo njëherë por shtatë herë në ditë, për të bërë të mundur që ata të respektojnë kontratën me ne dhe të na sjellin dozat. Por, ne nuk jemi vetëm në dorë të Pfizer, jemi duke negociuar dhe jemi shumë përpara me negociatat me AstraZeneca. Shpresoj që në ditët në vijim të jap një lajm të mirë për këtë. Ajo që mund të thuhet me plot gojë është se Shqipëria nuk është mbrapa askujt dhe shqiptarëve nuk do iu mungojë kujdesi për të dalë sa më parë nga kjo flamë dhe kjo fazë kaq e vështirë e luftës me Covid-in, në raport me asnjë vend. Kështu që së shpejti të mund të japim lajme të mira. për momentin jemi në komunikime të vazhdueshme me Pfizer, që shpresoj të lëshojë një pjesë të dozave të premtuara. Shpresoj që në 10 ditët e ardhshme do të kemi qartësi, më shumë se ç’dini dhe ç’dimë sot për vaksinën”, tha Rama. “Shqipëria realizoi një kontratë me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza. Kontrata u votua edhe në kuvend, siç e kërkoi kompania, por së fundmi ajo ka ndalur furnizimet për të gjitha vendet, një proces ky që ka futur në vështirësi veçanërisht ato shtete që nisën procesin e vaksinimit. Nga ana tjetër edhe kompania Astrazeneca e cila morri miratimin për përdorimin e vaksinës së saj ka ulur prodhimin duke hyrë në një debat me bashkimin evropian që po mendon të kufizojë eksportet e tyre për vaksinën”, tha Rama.

Top Channel/ Berisha sfidon kritikat, paralajmëron protesta të tjera
23/03 15:10
Top Channel/ Berlini reagon ashpër për protestën: Jo sulme ndaj njerëzve e pronës
23/03 15:07
Top Channel/ Protesta e PD, 15 arrestime për molotovët, 9 protestues procedohen në gjendje të lirë
23/03 12:40
Top Channel/ Gjermania dënon dhunën në protestë: Protesta po, por jo sulme ndaj njerëzve e pronës
23/03 12:39
Top News – ‘Nderuat 22 Marsin’. Berisha falenderon protestuesit, një mesazh për Ramën
22/03 21:53
Top Channel/Rama “blindon” Tiranën, ministrat dhe deputetët që do mbulojnë 14 njësitë e kryeqytetit
22/03 19:53
Top Channel/ Berisha mbërrin sportiv në selinë blu, qytetarët me bluza të stampuara me foton e tij
22/03 18:18
Top Channel/ “Nuk tentoj më të të puth”, Mateo flet me Brikenën, banorja: Nuk jam 100% e sigurt
22/03 18:06
Top News – Balluku mbetet te Kombinati. Pas qarqeve, PS ndan drejtuesit e njësive në Tiranë
22/03 17:38
Top News – Berisha uron Sullan Novruzin: Gëzuar dhe…dilni në protestë
22/03 16:51
Top News- Rama kusht kryebashkiakëve për rikandidimin, ndan detyrat për deputetët
21/03 16:50
Top News- Rama ‘rithemelon’ Rilindjen, ndryshon drejtuesit e qarqeve/ Vendos emra të rinj
21/03 16:45
Top Channel/ Berisha: Taksat e naftës përgjysmë! Kreu i PD: Protestën e opozitës…
21/03 15:12
Top Channel/ Rama ndryshime në qarqe!Balluku drejtuese politike në Fier, Balla-Manastirliu në Tiranë
21/03 15:12
Top Channel/ PS ndryshon drejtuesit e qarqeve! Balla në Tiranë, Karakaçi në Shkodër, Balluku në Fier
21/03 15:10
Top Channel/ Rama: Ulim akcizën e naftës. Nëse çmimi i karburanteve shkon mbi…
21/03 15:04
Top Channel/ Rama mbledh Asamblenë e PS-së: S’ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që na ndal
21/03 14:26
Top News- Përfundon mbledhja e asamblesë së PS, sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi ndan detajet
21/03 14:25
Top News – Rama: Mesazh kryebashkiakëve: S’ka rikandidim pa paketën e maleve
21/03 14:19
Top News- PD mobilizon strukturat për protestën: Rezistenca nuk ndalet deri në largimin e Ramës
21/03 14:16
DIGITALB DIGITALB