Kryeministri Edi Rama kishte njoftuar se pasditen e sotme do të ishte në prezantimin e projektit të gjimnazit “Sami Frashëri”, por ai nuk u duk askund. Burime për Top Channel bëjnë me dije se ai është vilën qeveritare në Vlorë. Mendohet se ai do të jetë në një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi i cili ditën e sotme është fotografuar në Ardenicë të Fierit.