Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, nga takimi i Komitetit të Internacionales Socialiste për Europën Juglindore që po zhvillohet në Selanik u shpreh se procesi i reformës zgjedhore është një garanci për qytetarët, se ajo që ndodhi nuk do të përsëritet dhe se zgjedhjet e 2013, PS do t'i fitojë pasi vota nuk do të preket.