Kryeministri Edi Rama bëri të ditur në takimin me koordinatorët e bashkëqeverisjes se në shtator nis reforma e pronës, ku ALUIZNI, Hipoteka dhe Agjencia e Kthimit të Pronave do të jenë të gjitha bashkë. Sipas Ramës risi e kësaj reforma është mundësia e apelimit brenda institucionit pa qenë nevoja të shkohet në gjykatë.