Pas debatit dhe polemikave që ka shkaktuar prej disa ditësg publikimi i përgjimeve të prokurorisë italiane, ku eksponentë të klanit mafioz të Ndraghetas shprehin interesat e tyre për të investuar në biznesin e ndërtimit në Shqipëri, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë një konference për shtyp, kreu i qeverisë tha se konkluzionet e prokurorisë italiane janë të qarta dhe nuk ka asnjë të vërtetë se eksponentët e mafias të kenë investuar në Shqipëri. Sipas Ramës ata thjesht kanë tentuar të investojnë, por nuk ia kanë arritur.