Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zyrtarisht ka nisur rrugën ligjore ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj. Padia e Ramës është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Me pretendimet se Haradinaj ka shpifur me deklarimet e tij, Edi Rama kërkon kompensim të dëmit në padinë që përmban mbi 30 faqe.