Kërkesës së opozitës, në protestë jashtë Parlamentit, “Rama IK”, kryeministri i dha këtë përgjigje. “Mandati që shqiptarët i kanë dhënë Partisë Socialiste për të qeverisur e vetme, pa të tjerë në prehër, deri në vitin 2021, është një ide ngushëlluese për të ridalë prapë te gardhi. Këtu në Parlament nuk i fut dot ajo ide më ata, para qershorit të vitit 2021”, tha Rama.