“Sot gjysma e pasurisë së vendit është në duart e më pak se 5 përqind të shqiptarëve”. Me këtë konstatim Edi Rama në Delvinë u zotua se qeveria e drejtuar prej tij do të jetë në krah të 95 përqind të shqiptarëve, për t’iu dhënë mirëqënien dhe dinjitetin, duke nisur nga biznesi i vogël.