Si sot një vit më parë, Rama foli me gjuhë të ashpër ndaj ministrave të kabinetit të tij, ndërsa ende nuk ishin përcaktuar emrat e kabinetit të ri pas zgjedhjeve të 25 prillit, prej nga socialistët thyen rekordin me një mandat të tretë qeverisës. Nga mbledhja e fundit me ministrat e kabinetit Rama 2, kreu i qeverisë shqiptare tha se mandati i dytë katër vjeçar u mbyll me një notë pozitive paçka se tërmeti dhe pandemia Covid 19 ndryshoi prioritetet, duke theksuar se ishin sfida ekstreme që shfaqen ne rrugën e një qeverie një herë në 100 vjet. Edi Rama nuk rikonfimoi asnjë prej ministrave që kishte përballë asokohe, por tregoi se kur do ta shpallë skuadrën Rama 3.