Rama: Harrojeni Ardi Veliun. Pushteti merret me votë jo duke djegur!
11/12/2020 15:12

Pas dorëheqjes të ministrit të punëve të brendshme Sandër Lleshaj, protestuesit përmes rrjeteve sociale, kanë shpalosur një kërkese të re. Atë të largimit të drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Ardi Veliu. Kësaj kërkese kryeministri Edi Rama i ka dhënë një JO të prerë. “Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!”. Policia e Shtetit thotë kryeministri Rama, as do merret dot peng, as do lëkundet dot nga politika e vjetër e dhunës e nga dhunuesit e nxitur prej saj. “Policia e Shtetit nuk është një polic që vrau e që sot është në duart e drejtësisë dhe kush nuk do të respektojë ligjin do përballet me forcën e ligjit! Ne nuk do të lejojmë askënd që të rrënojë çka është ndërtuar me mund e me punë të madhe dhe Policia e Shtetit është një nga shembujt e ndryshimit, që vazhdon me mundin e shumë njerëzve çdo ditë! Shantazhet dhe dhuna ndaj policisë nuk kanë lidhje as me lirinë as me demokracinë”. Ndërkohë numri dy i PS Taulant Balla përmes një postimi në Facebook akuzon kreun e PD Lulezim Basha se nën frymëzimin e Sali Berishës po udhëzon partinë e tij në çdo bashki se si ta përdorin vdekjen tragjike të 25-vjeçarit, për një karshillëk të ri dhune. Dhuna e djeshme në disa qytete sipas Taulant Ballës, është organizim ekskluziv i Lulezim Bashës, të cilët bëjnë sikur solidarizohen me protestën e Stresit në Tiranë. “Lulezim Basha po tenton të ndezë vatra dhune duke sulmuar bashki apo objekte të tjera sikurse ndodhi në Korçë, pas Tiranës. Përdhosja e simboleve të Krishtlindjeve është një porosi, e turpshme Lulezim Bashës dhe e atit të tij politik Sali Berisha” thotë Taulant Balla.

Top News – ‘Nderuat 22 Marsin’. Berisha falenderon protestuesit, një mesazh për Ramën
22/03 21:53
Top Channel/Rama “blindon” Tiranën, ministrat dhe deputetët që do mbulojnë 14 njësitë e kryeqytetit
22/03 19:53
Top Channel/ Berisha mbërrin sportiv në selinë blu, qytetarët me bluza të stampuara me foton e tij
22/03 18:18
Top Channel/ “Nuk tentoj më të të puth”, Mateo flet me Brikenën, banorja: Nuk jam 100% e sigurt
22/03 18:06
Top News – Balluku mbetet te Kombinati. Pas qarqeve, PS ndan drejtuesit e njësive në Tiranë
22/03 17:38
Top News – Berisha uron Sullan Novruzin: Gëzuar dhe…dilni në protestë
22/03 16:51
Top News- Rama kusht kryebashkiakëve për rikandidimin, ndan detyrat për deputetët
21/03 16:50
Top News- Rama ‘rithemelon’ Rilindjen, ndryshon drejtuesit e qarqeve/ Vendos emra të rinj
21/03 16:45
Top Channel/ Berisha: Taksat e naftës përgjysmë! Kreu i PD: Protestën e opozitës…
21/03 15:12
Top Channel/ Rama ndryshime në qarqe!Balluku drejtuese politike në Fier, Balla-Manastirliu në Tiranë
21/03 15:12
Top Channel/ PS ndryshon drejtuesit e qarqeve! Balla në Tiranë, Karakaçi në Shkodër, Balluku në Fier
21/03 15:10
Top Channel/ Rama: Ulim akcizën e naftës. Nëse çmimi i karburanteve shkon mbi…
21/03 15:04
Top Channel/ Rama mbledh Asamblenë e PS-së: S’ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që na ndal
21/03 14:26
Top News- Përfundon mbledhja e asamblesë së PS, sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi ndan detajet
21/03 14:25
Top News – Rama: Mesazh kryebashkiakëve: S’ka rikandidim pa paketën e maleve
21/03 14:19
Top News- PD mobilizon strukturat për protestën: Rezistenca nuk ndalet deri në largimin e Ramës
21/03 14:16
Top News- “2 shoqe e 2 shokë”, Klosi ndan detyrat për socialistët, PS ndez motorët për vendoret
21/03 13:13
Top News- PS kthen emigracionin në avantazh, Klosi: Mbi 60% e Diasporës na mbështet
21/03 13:12
Top News- Klosi: Në 80% të territorit jemi forcë fitues, fitore e rrënjosur
21/03 13:12
Top News- Kush është ‘rezervuari’ i votës në PS, Klosi tregon qarqet ku PS është më e fortë
21/03 13:12
DIGITALB DIGITALB