Kryeministri Edi Rama ishte sot në Bathore, Kamëz . “Në shkollën e re “Halit Çoka” një godinë e pakrahasueshme me atë që shkatërroi tërmeti, infrastrukturë arsimore europiane, e cila tanimë nga 3D-ja e shumëpërqeshur është kthyer në një realitet shumë kokëfortë. *20 shkolla të reja europiane në Kamëz është përgjigja jonë ndaj tërmetit dhe zëdhënësve të qametit në këtë betejë mes të shkuarës e të ardhmes, që vazhdon”, tha Rama.