Një mjek nga spitali i Shkodrës, Astrit Lahi ka dhënë detaje për gjendjen e fëmijës i cili u kishte rënë nga dritarja e makinës prindërve. “Vijon te jete ne gjendje te rende shendetesore. Ka marre plage te renda ne koke ndersa u soll ne spital nga nje makine e rastit. Femije ka dale nga dritarja e makines dhe ka rene ne toke. Prinderit nuk e kane vene re teksa kane vijuar rrugen normalisht”, tha mjeku.