Edhe pse ka kaluar pothuajse 1 vit nga hyrja në fuqi e vendimit që ndalon përdorimin e qeveve plastike, për të parandaluar kështu ndotjen e mjedisit, ato i gjen lehtësisht, sic e shikoni, në tregje apo markete. Duket se kontrollet nuk kanë prekur të gjitha bizneset, pavarësisht se ata rrezikojnë të gjobiten nga 10 deri në 15 milionë lekë të vjetra.