Qengja bullgarë dhe rumunë importohen në Shqipëri, 50 lekë më lirë se mishi i vendit
09/01/2020 20:37

Vendet e rajonit po zgjerojnë hartën e produkteve ushqimore që importojnë në Shqipëri. Bullgaria dhe Rumania po falimentojnë fermerin tonë, pasi mishi i bagëtive të imta që sjellin këto vende kushton afërsisht 50 lek të reja për kilogram më pak, se mishi vendas. “Me shitjet e blegtorisë kemi shumë probleme, nuk ka treg nuk konkurojmë dot me bullgarin këtu na ka mbytur qengji bullgar. Ne e çojmë 10 herë qengjin në treg dhe nuk e shesim dot”, thotë një fermer. “Të huajat preferohen sepse e ka çmimin më të lirë. Ai e ka 2 mijë e 500 lekë kilen, i joni e ka 3 mijë lekë. Detyrimisht ne bredhim nëpër pazare paguajmë taksa dhe tatime pastaj mallim e sjellim në shtëpi”, thotë një tjetër fermer. Sipas fermerëve shërbimet e gjësë së gjallë kushtojnë më shumë se çmimi që kërkon industria e përpunimit të mishit dhe të qumështit. Për pasojë fabrikat e mëdha sytë i kanë kthyer nga femerët e huaj. “Unë me dele me dhi më shkojnë tek 50 krer pa matrikull sepse kërkon 2 mijë lekë një kokë. Nuk e përballoj dot, kë të përballoj më përpara matrkullin, ilaçet e skaduara, plugun, frezën tokën me qira”, thotë fermeri. “Pata 300 kokë dele para dy muajsh e shkatërrova tufën, imagjino ti, 80 lekë litri qumështi deles. Falimentova”, tregon një tjetër. Mungesa e etiketimi në dyqanet e mishit për konsumatorin sjell mashtrim. Kujdes nëse në dyqanet e mishit lexoni një etiketë mishi i freskët vendi, me shumë gjasa jeni duke blerë mish qengji bullgar ose rumun.

Top News – Tiranës i shtohen 2 shkolla e 1 kopsht. Punimet pritet të përfundojnë në shtator të 2027
10/04 10:20
Top News- Kontrabandë me rroba imitime/ Pranga 26-vjeçarit, u kap me veshje me vlerë 45 mijë euro
10/04 10:07
Top Channel/ Vjedh dyert e pallatit në Astir, banorët denoncojnë hajdutin
10/04 10:03
Top News – Melania Trump deklaratë për mediat. ‘Nuk kam pasur kurrë lidhje me Epstein’
10/04 09:46
Top Channel/ Kuvendi rrëzon dy komisione hetimore, Debate mes Braçes dhe Shehajt
09/04 23:25
Top Channel/ Pashkët, fluks emigrabtesh në Kapshticë
09/04 23:06
Top Channel/ E pazakontë, klienti arratiset nga kati i 2-të i restorantit për të shmangur faturën
09/04 23:03
Top News-Miratohet ligji për portet turistike, nuk ka komisione hetimore, bien kërkesat e opozitës
09/04 22:44
Top News- Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks në pikën kufitare të Kapshticës
09/04 22:43
Top Channel/ Abuzoi me kontratën e qerasë shtetërore, qytetarit i shembet depozita e betonit
09/04 22:24
Top Channel/ “Paratë e pista pastrohen çdo ditë”/ Braçe në Kuvend: I jap të drejtë edhe opozitës
09/04 22:14
Top Channel/ Pashkët Ortodokse, nis fluksi në Kapshticë, qytetarët: Kemi mbi një orë në pritje
09/04 22:13
Top Channel/ Seancë maratonë në Kuvend, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI
09/04 21:38
Top Channel/ ”Në Shqipëri pastrohen para të pista”, debat i fortë Braçe-Shehaj-Balla në Kuvend
09/04 21:30
Top Channel/ 5 persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli kafshon 4-vjeçaren
09/04 20:54
Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41
Top Channel/ Shokët e klasës nderojnë 17-vjeçarin që humbi jetën në Durrës nga arresti kardiak
09/04 18:52
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi
09/04 18:40