“Qëndro në shtëpi”, është kjo thirrja botërore për të gjithë globin në mënyrë që të frenohet përhapja e Covid-19, megjithatë të qëndrosh në shtëpi gjatë gjithë kohës nuk është e lehtë. Të gjitha moshat kanë nevojë për argëtim dhe zbavitje në mënyrë që gjithçka të jetë sa më e lehtë në këtë periudhë ku psikologjikisht jemi ngarkuar nga stresi që mban emrin Coronavirus. Burra në kuzhinë, femra me selfie bardh e zi dhe fëmijë që luajnë, të gjithë bëhen bashkë duke mos pasur asnjë mëdyshje kur vjen puna tek televizioni, aty Digitalb i ka lehtësuar mundësinë e zgjedhjes për të kaluar këtë periudhë çdo grupmoshe. Përpos gatimeve lajmeve dhe videocall me njerëzit më të afërt një pjesë e madhe në jetën tonë zë dhe Digitalb.