Tre vend burime nafte të Albpetrol janë nxjerrë për dhënie me koncesion nga qeveria. Blloqet Cakran – Mollaj në Fier dhe Gorisht – Koçul dhe Amonicë në qarkun e Vlorës, janë nxjerrë për shitje nga ministria e Energjisë dhe më 31 mars përfundon dhënia e ofertave nga privatët.