Të gjithë kanë një rrëfim kombëtar, të ndërtuar nga fakti dhe miti. Njerëzit i tregojnë vetes histori për të kaluarën e tyre, për t’i dhënë një kuptim konfuzionit të së tashmes. Ata i rishkruajnë historitë e tyre brez pas brezi për t’i përshtatur me realitetet e reja. Anashkalojnë, harrojnë ose rikrijojnë plotësisht episodet që janë të pakëndshme ose të turpshme.