Partia Socialiste ka ndezur motorët elektoral për zgjedhjet e ardhshme parlamentare për realizimin e objektivit të mbledhjes së 800.000 votave. Për t’ja arritur këtij objektivi, Kryeministri Edi Rama ka nisur një seri takimesh për këtë qëllim. Një ditë më parë kryeministri Rama u takua me deputetët e të katër rajoneve. Gazetari i politikës në Top Channel Muhamed Veliu raportoi për edicionin e lajmeve ora 12:00 se në kryeministri ka nisur një takim mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakëve socialistë. Takimi ka karakter organizativ për të dhënë një impuls të ri performancës së bazës socialiste.