Punonjëset e një fasonerie kanë protestuar të premten para Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Durrës. Ato kanë kërkuar pagën e luftës si një e drejtë që u takon, për periudhën që nuk kanë punuar gjatë kohës së pandemisë, ndërkohë, sipas tyre, punonjëse në fasoneri të tjera kanë përfituar prej saj. “Kryeministri thotë se do e marrin të gjithë pagën e luftës. Ose kryeministri del e thotë përralla në televizor, ose diçka nuk shkon. Ne duam pagën e luftës si e kanë marrë ata të tjerët”, shprehet një punonjëse.