Me pankarta në duar dhe idealizëm në shpirt, studentët e dhjetorit të vitit 1990, ishin të parët që do të rebeloheshin kundër sistemit, për t’i hapur rrugën një sistemi të ri, demokratik, që në sytë e gjithë protestuesve ishte aq shumë i dëshirueshëm. Dhjetori tashmë i përket studentëve, dhe revoltës së tyre të brendshme për të ndryshuar qeverisjen. Shqipëria demokratike, pak herë përjetoi protesta spontane të udhëhequra thjeshtësisht nga revolta e brendshme qytetare.