Protestat në Kili, anulohet samiti i Apec dhe klimës
30/10/2019 19:54

Presidenti i Kilit ka anuluar samitin e tregtisë së Apec-ut në nëntor dhe atë për klimën Cop 25 në dhjetor ndërsa qeveria e tij përballet me valën më të madhe të zemërimit politik që nga përfundimi i diktaturës së pinocetit. Sebastian Pinera e bëri njoftimin të mërkurën pas 12 ditësh protesta masive në të cilat miliona njerëz zbritën në sheshe në shenjë proteste ndaj pabarazisë ekonomike. Të paktën 20 vetë kanë humbur jetën që kur protestat masive filluan dhe ka pak sinjale që mund të flasin për një zbutje të zemërimit pavarësisht se presidenti ka njoftuar marrjen e masave. Ky ka qenë një vendim shumë i vështirë, një vendim i dhimbshëm, sepse ne plotësisht e kuptojmë rëndësinë e Apec dhe Cop 25 për Kilin dhe për botën – tha Pinera duke shtuar se nuk kishte zgjidhje tjetër. Vendimi i tij rrezikon dëmtimin e përpjekjeve ndërkombëtare për trajtimin e krizës së klimës, me vendet e mëdha emetuese që deri më tani nuk kanë marrë masa të mjaftueshme për të evituar nivelet e rrezikshme të ngrohjes globale. Bisedimet për klimën, në Kili do të fokusoheshin tek përkeqësimi i shpejtë i kushteve të oqeaneve në botë si edhe tek nxitja e një raundi të ri premtimesh kombëtare për reduktime të emetimeve. Samiti i Apecut ndërkohë do të mblidhte 20 liderë botërorë, përfshirë Donald Trump dhe presidentin kinez Xi Jinping, më 16 dhe 17 nëntor.

Top News- Putini i tmerruar pas vrasjes së Khameneit: Moska bllokon rrjetet sociale
17/03 23:00
Top News- “Jam gjallë”, Netanyahu hedh poshtë sërish aludimet se e kanë vrarë
17/03 22:30
Top News- Greqia i thotë ‘JO’ Trumpit/ Mitsotakis: Nuk marrim pjesë në operacione ushtarake
17/03 22:27
Top News- Gati sulmi tokësor i SHBA kundër Iranit, anija luftarake e marinës në Lindjen e Mesme
17/03 22:06
Top News- Arabia Saudite kishte parashikuar luftën, tubacion për naftën që para 45 viteve
17/03 22:05
Top Channel/ Vendet e BE kundër Trump, presidenti sulmon NATO-n: Ne ju mbrojmë ata
17/03 21:38
Top Channel/ “Të godasim udhëheqjen”, Netanyahu për Iranin: Po u japim mundësi të rrëzojnë regjimin
17/03 21:37
Top News-Trumpi i ikën drejtori i antiterrorit. ‘Lufta në Iran, e pajustifikueshme! S’kishte rrezik’
17/03 19:03
Top Channel/ I njohur për shtypjen e protestave, Ali Larijani, numri 2 i Iranit që u vra nga Izraeli
17/03 19:01
Top News- SHBA mendon largimin nga NATO/ Trump i pakënaqur me aleatët: Po bëjnë gabim
17/03 18:26
Top News – NATO shpërfill Trumpin / Nuk hyjmë në luftë me Iranin, kemi Rusinë…
17/03 15:55
Top Channel/ Nafta me “racion”, nis kriza? Masa nga Britania e Madhe në Sri Lanka e Mianmar!
17/03 15:12
Top Channel/ Irani kërcënon SHBA-ne: “ Për ju, Vietnam tjetër nëse dërgoni trupa në terren”!
17/03 15:09
Top News – Ekuadori bombardon Kolumbinë / Lëshohet alarmi: Sulm nga ajri në kufi
17/03 14:49
Top News – Izraeli: Ali Larijani në flakët e ferrit / Vritet shefi i sigurisë së Iranit, sulm ajror
17/03 11:58
Top Channel/ Hormuzi, BE “refuzon” Trumpin-Merz: Kjo luftë, s`është punë e NATO-s!
17/03 11:52
Top News – Trump lihet vetëm në luftën e Iranit / Ende asnjë koalicion për hapjen e Hormuzit
17/03 11:48
Top News – Flakë dhe tërbim mbi vendet e Gjirit / Irani sulmon egërsisht, Trump: Kjo nuk pritej
17/03 11:48
Top News – “Do bëj çfarë të dua me Kubën!” / Trump përshkallëzon retorikën: Kam nderin ta pushtoj
17/03 11:41
Top News – ‘Ishte si fundi i botës…’ / Luftë ngado, Pakistani sulmon Afganistanin, 400 viktima
17/03 11:41
DIGITALB DIGITALB