Protestues anti-rusë në Gjeorgji kanë dalë në rrugë me kërkesën për dorëheqjen e disa zyrtarëve të lartë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa kryeqyteti i vendit Tbilisi ka hyrë në ditën e tretë të tubimeve. Dy ditë më parë, protestuesit u përleshën me forcat e policisë, e trazirat përfunduan me të lënduar e disa arrestim.