Nëpunës të Bashkisë së Athinës dhe pjesëtarë të policisë bashkiake protestojnë para Ministrisë së Reformave Administrative, pasi qeveria greke - nën presionin e përfaqësuesve të kreditorëve të huaj - ka vendosur që 12,500 nëpunës të Administratës Civile të futen në të ashtuquajturën “skemë të lëvizshmërisë”.