Në fshatin Thirre të Njësisë Administrative të Fanit banorët kanë dalë për të protestuar kundër ndërtimit të një hidrocentrali në zonën e tyre me arsyetimin se u janë falsifikuar firmat dhe nga ndërtimi i këtij heci kanë dëme të shumta. Protestuesit kanë bllokuar Rrugën e Kombit dhe janë përplasur me punonjësit e policisë. Ata kanë zgjedhur të protestojnë duke u mbledhur dhe me pankarta në duar. Në mbështetje të tyre kanë ardhur edhe banorët e Zallë Gjoçajt, të cilët edhe ata prej kohësh protestojnë kundër ndërtimit të heceve.