"Jemi të gjithë anti-fashistë". Ky ishte slogani i protestës së sotme të disa qindra demonstruesve në kryeqytetin francez Paris në kundërpërgjigje të demonstrimit të lëvizjes së të djathtës radikale “Génération identitaire”. Kjo e fundit ishte ndaluar nga policia me argumentimin se ishte shpallur "jashtë kohe".