Pronari i “Shtëpisë së Verdhë”: Erdhi një serb, kërkoi ta merrte me qira
06/11/2020 16:11

Mersin Katuçi, i zoti i ‘Shtëpisë së verdhë’, e cilësuar nga raporti i Dik Marti tregon për Top Channel për kontrollin në shkurt të 2004 aty, në kërkim të njollave të gjakut apo shiringave. Sipas tij, autoritetet dyshonin se shtëpia ishte përdorur si spital. Por Katuci e hedh poshtë një gjë të tillë. Ai madje kërkon zbardhjen e plotë të kësaj padrejtësie. Zoti Mersin kur ju për herë të parë e morët vesh se janë ngritur akuza se në këtë shtëpi UÇK-ja kishte ndërmarrë trafik organesh? Më 4 shkurt të vitit 2004, këtu, pranë banesës sime është ushtruar një kontroll. Bashkë me prokurorin e Rrethit Mat, zotin Arben Dyla që sot ndodhet prokuror në Rrethin e Kavajës, me policinë e rrethit, me inspektor zone zotin Astrit Pelesha dhe policinë e rrethit. Po Dick Marti ka qenë ndonjëherë këtu? Po, ka ardhur në Tiranë dhe ka kërkuar nga shteti shqiptar një vendim, ato nuk ia kanë dhënë. Në mënyrë kontrabandë, policia e Rrethit Mat, prokuroria e Rrethit Mat kanë telefonuar që këtu do të bëhet një kontroll përsëri pas vitit 2004, unë nuk pranova. Para disa orësh ata kanë ardhur këtu, kemi dalë bllokuar rrugën familjarisht. Jemi përballur me policinë dhe me shoqëruesit e Dik Martin, ai ka qenë i maskuar. Nëse keni parë gjatë rrugës ka varreza, shoqëruesit e atyre kanë dashur të zhvarrosin eshtrat e fshatit. Ata dëshironin të bënin ADN me eshtra shqiptarësh për t’i cilësuar si serbë. Kjo është shumë e padrejtë. Për këto luftëtarët e UÇK-së, kanë bërë luftë të drejtë, se çfarë kanë bërë serbët në Kosovë e dinë e gjithë bota. Na kanë përfshirë, por ne nuk kemi lidhje fare. Në 99-ën këtu nuk ka shkel këmbë kosovari, në zonën tonë, ata kanë qëndruar në zonën e Burrelit.

Top News- Kapen dy kushërinjtë me kanabis/ Berat, u zbulohet edhe armë gjahu në banesë
14/08 14:03
Top Channel/ Shpëtohet kurora e gjelbër e zonës së mbrojtur në Liqenin e Dushkut
14/08 13:30
Top News- Situata e zjarreve në vend / Rama u përgjigjet ‘lehaqenieve’ dhe flet për zjarrvënësit
14/08 13:04
Top Channel/ Delvinë, zjarret nën kontroll! Aktivizohet vetëm një vatër në fshatin Varfaj
14/08 12:46
Top Channel/ Gramsh, disa vatra ende aktive! Në Skënderbegas, banorët po rikthehen në shtëpi
14/08 12:45
Top Channel/ Zjarret nga jugu në Veri! Flakët në Korçë kalojnë në territorin grek
14/08 12:29
Top Channel/ Zjarrfikësi tregon për TCH si të shpëtojmë nga zjarret kur kapemi në befasi
14/08 12:26
Top Channel/ Zjarret, 46 të arrestuar! 137 autorë zjarrvëniesh nga qershori deri më 14 gusht
14/08 12:07
Top Channel/ Zjarret në vend, Rama: Kriminelët para drejtësisë!
14/08 12:06
Top Channel/ Delvinë/ Aktivizohet zjarri në fshatin Varfaj, dëm i jashtëzakonshëm nga flakët
14/08 11:46
Top Channel/ “Zjarr si ky nuk kishim parë”.Banorët në Poliçan tregojnë luftën me flakët
14/08 11:00
Top News- ‘Paraburgimi i zgjatur, shqetësues’/ Raporti i DASH për të drejtat e njeriut në Shqipëri
14/08 10:36
Top News- 137 zjarrvënës dogjën Shqipërinë/ Arrestohen 46 prej tyre, dëmtuan pyje, banesa e kullota
14/08 10:31
Top News- Normalizohet situata në Gramsh/ Bilanc i rëndë nga zjarret e tre ditëve
14/08 10:22
Top News- Izolohen flakët në Kukës/ Nuk regjistrohen vatra të reja, situata nën kontroll
14/08 10:15
Top Channel/ Shqipëria në flakë, 48 orët e tmerrit! Banorët të tronditur, shtëpitë vijojnë të digjen
13/08 23:23
Top Channel/ Vijon alarmi nga zjarret, dëme kolosale nga veriu në jug
13/08 23:10
Top Channel/ Raporti i DASH për të drejtat e njeriut: Qeveria shqiptare ndëshkoi abuzuesit
13/08 23:08
Top Channel/ Zjarri në Plashnik, banori: Brenda nuk futesh dot se ka dinamit e granata, nami i zi
13/08 22:43
Top Channel/ Dëshmi drithëruese nga Delvina, banorët mes lotësh rrëfejnë tmerrin e zjarrit
13/08 22:40