"Më liii të flaaass"... epo, tani mund të flasin! Janë vëllezërit më të përfolur të momentit dhe në këtë program planifikojnë të jenë po aq të pacensuruar sa në përditshmëri, prandaj as ne nuk e parashikojmë dot se çfarë do të ndodhë çdo të shtunë mbrëma në "Më liii të flaaass". Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, ‘Më lër të flas’ sjell alternativën më të mirë për të kaluar të shtunën mbrëma me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv. Moderatorë: Donald dhe Romeo Veshaj