Kryeministri Edi Rama paraditen e kësaj të shtune ishte në Vlorë nga ku pa, ecurinë e punimeve tek Parku i Shtëpisë së Pavarësisë dhe zgjatja e asaj që njihet si rruga Transballkanike deri tek porti. Në qytetin e Vlorës do të vazhdojë projekti edhe për zgjatjen e shëtitores së madhe në drejtim të plazhit të vjetër.