Qeveria ka hartuar një projekt buxhet shumë optimist, me theks elektoral dhe që nuk adreson nevojat e emergjencës shëndetësore të Covid-19. I këtij mendimi është eksperti për ekonominë Zef Preçi, sipas të cilit investimet në rrugë e projekte të tjera infrastrukturore nuk janë zgjidhje për krizën.