Procesi i Berlinit/ `Po` tregut të përbashkët rajonal
10/11/2020 15:31

Duke sfiduar pandeminë e koronavirusit, në Sofje po zhvillohet në mënyrë virtuale samiti i Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Grafiku i rritur i pandemisë në vendet e Europes nuk ka ndikuar në çuarjen përpara të axhendës së Procesit të Berlinit, nismës diplomatike të kancelares Merkel. Drejtuesit politikë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe BE-së marrin pjesë në këtë samit on-line duke ndjekur traditën e krijuar me samitet në Vjenë, Paris, Trieste, Londër e Podzdan, që nga fillimi i Procesit të Berlinit në Berlin verën e vitit 2014 për t’i dhënë impulse integrimit europian të Ballkanit Perendimor. Burime zyrtare thanë për DW se në qendër të punimeve të këtij samiti është miratimi i një plani për të ndjekur dhe vënë në jetë krijimin e komunitetit ekonomik të përbashkët në rajon, nga i cili pritet të përfitojnë bizneset dhe qytetarët e vendeve të tij. Plani në fjalë ka të bëjë me hapa konkrete si heqja e barrierave tregëtare, bashkërendimi i politikave në investime, njohja e diplomave dhe përvojave profesionale në mënyrë të ndërsjelltë nga vendet e rajonit dhe inkurajim i marrdhënieve tregëtare online. Në kuadër të Samitit të Sofjes, të hënën u zhvillua dhe një takim virtual i Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perendimor dhe vendeve te BE-së. Burime nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në Tiranë, thanë se Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, kërkoi që Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia të njohin Republikën e Kosovës, që bashkëpunimi rajonal të realizohet. Liberalizimi sa më i shpejtë i vizave me Republikën e Kosovës është një tjetër çështje e ngritur nga Shqipëria në takimin në fjalë. “Çdo vonesë në këtë proces do ta demtojë besueshmërinë në aftësitë vendimmarrëse në Ballkanin Perëndimor të Bashkimit Europian”- ka theksuar Cakaj në mediat sociale.

Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15