Pritjet e Greqisë nga SHBA/ Shpresë nga administrata e re në prag të bisedimeve me Turqinë
21/01/2021 12:31

Nga Agora e lashte ne Athine vendi me vlerën më të lartë simbolike për demokracinë përkrah ambasadorit amerikan, Presidentja Greke Katerina Sakellaropoulou ka dërguar urimet e saj per udhëheqjen e re amerikane me shpresën e rritjes se bashkëpunimit mes dy vendeve. Presidentja Greke Katerina Sakellaropoulou: Do të doja të shprehja urimet e mia më të ngrohta për Presidentin Biden dhe Zv/Presidenten Harris dhe kam besim se miqësia dhe bashkëpunimi midis dy vendeve do të përforcohen edhe me shume. Geoffrey Pyatt, Ambasador i SHBA në Greqi: Ne presim sivjet dyqind vjetorin e revolucionit te Greqisë dhe vitin qe po vjen si një mundësi për të riafirmuar vlerat tona të përbashkëta demokratike dhe interesat strategjikë konverguese. Menjëherë kane pasuar urimet e kryeministrit Mitsotakis ne “twitter” si dhe te liderëve te tjerë, urime qe vijnë vetëm disa ore para se Greqia dhe Turqia te ulen ne tryezën e ciklit te 61, te bisedimeve teknike. Athina qe sidomos muajt e fundit pati një mbështetje te hapur nga sekretari amerikan i shtetit ne qeverinë Trump, Mike Pompeo, synon perseri te jete partneri kryesor strategjik ne rajon. Me politiken energjetike, Marrëveshjen e Prespës, zhvillimin e portit te Aleksandrupolit, Greqia duket se është ajo partnerja efektive e Uashingtonit, por udhëheqjen e re Biden do te mbaje me çdo kusht perseri ekuilibrin midis Athinës dhe Ankarasë – thonë burimet diplomatike. Pavarësisht retorikave, Mitsotakis pranon qe duhet te ulen tonet dhe te shikohet rruga diplomatike si zgjidhja e vetme e mosmarrëveshjeve per kufijtë detare dhe rezervat e gazit ne Mesdheun lindor dhe Egje, te cilat muaj me pare për pak sa nuk çuan ne konflikt te armatosur. Athina ne këtë situate, megjithëse dominon ne forcat ajrore, bleu nga Franca 18 aeroplanë luftarake Rafale dhe rriti kohen e shërbimit ushtarak me tre muaj pasi kembesoria e saj është shume me dobët se ajo turke, por njekohesisht Turqia zhvillon industrinë e saj luftarake. Dhe vetëm disa ore para bisedimeve, deklaratat e kryeministrit grek ne parlament, se Greqia do te zgjeroje deri ne 12 milje edhe ujerat e saj ne jug dhe ne lindje te Kretes, shkaktojnë zemërim te madh ne Ankara.

Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15
Top News – Debati për gjuhën shqipe në RMV. Ministri Hoxha telefonatë me homologun maqedonas
16/03 11:13
Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01