Presidenti Meta: Gëzuar vitin e ri 2020, ti lëmë pas zhgënjimet e vitit të kaluar
31/12/2019 16:42

Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një videoje ka uruar shqiptarët për vitin e ri 2020, i cili do të trokasë pas pak. Mesazh urimi i Presidentit Meta me rastin e Vitit të Ri 2020 31 dhjetor 2019 Të dashur motra e vëllezër shqiptarë, Në këtë festë tradicionale të ndërrimit të viteve, të bashkimit dhe solidaritetit njerëzor e shpirtëror pranë vatrave të ngrohta familjare, të takimit me të dashurit e zemrës dhe miqtë tuaj në tryezat e gëzimit, shpresave dhe ëndrrave të reja, kam kënaqësinë t’i bashkohem urimit të përzemërt: GËZUAR VITIN E RI 2020! Qoftë një vit i mbarë dhe i begatë, i mbushur me lumturi, dashuri dhe paqe në çdo familje, në shoqërinë dhe në Shqipërinë tonë të dashur! Zhgënjimet që po lemë pas me vitin e vjetër, le të na ndihmojnë për një reflektim të thellë e të sinqertë në mënyrë që viti 2020 të jetë viti i realizimit të shpresave dhe ëndrrave të çdo shqiptari dhe familje shqiptare, por edhe viti që e afron Shqipërinë me familjen europiane dhe standardet e saj! Çdo shqiptar i ndershëm dhe punëtor kërkon më shumë shpresë dhe meriton mirëqenie, por edhe ndihmë, përkrahje e mbështetje, për të ndërtuar një jetë të denjë dhe një të ardhme të sigurt në Atdheun tonë. Secili prej jush meriton më shumë pozitivitet, një Shqipëri më të drejtë, më të dashur, më të dhembshur dhe më njerëzore. Dhe kjo në radhë të parë kërkon një Shqipëri përfshirëse dhe më të bashkuar, e udhëhequr gjithmonë nga interesi kombëtar dhe publik. Solidariteti mbarëkombëtar që treguam pas tërmetit tragjik, është një themel i fortë dhe i qëndrueshëm, që na frymëzon të gjithëve dhe na jep besim për sfidat që na presin! Sot ne shkëmbejmë urimet më të mira për Vitin e Ri, por nga 1 janari duhet të mendojmë dhe të punojmë më shumë, të gjithë së bashku, për t’i dhënë dritë dhe shpresë të ardhmes sonë dhe të fëmijëve tanë në Atdheun tonë! E ardhmja është në dorën e secilit prej nesh dhe të bashkuar do t’ia dalim! Numërimi mbrapsht ka filluar! Le të jetë 2020 viti i ndryshimit të madh! GËZUAR NË ÇDO VATËR SHQIPTARE! ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË DHE KOMBIN SHQIPTAR!

Top News – Zgjerimi i Tiranë-Durrës. Kilometrat e para hapen në fillim të muajit maj
09/04 18:06
Top News – Rekursi për daljen jashtë vendit. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
09/04 17:59
Top News- Mickoski po fshin gjuhën shqipe / Ali Ahmeti letër ndërkombëtare-Po zhbëhen arritjet
09/04 17:57
Top News- Përndjekja e krimeve të ’97/ Vranë për hakmarrje, dy vëllezërit 3 dekada të fshehur
09/04 17:16
Top Channel/ IKMT aksion në Vlorë, shembet objekti i ndërtuar pa leje
09/04 17:15
Top News- Kinezet, prostitucion në Golem / Arrestohen katër të huaja në një shtëpi me qira
09/04 17:02
Top Channel/ Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: ja kur do të hapet aksi
09/04 16:51
Top News – Do ndëshkojë ‘të padobishmit’ e NATO-s / ‘Pëshpëritësi i Trumpit’ në Shtëpinë e Bardhë
09/04 15:51
Top News- Çifti zhvendos shtëpinë, literalisht…‘E ngarkon’ mbi kamion, ishte në truallin e gabuar
09/04 15:47
Top News – Praktika e njësuar e GJL: Arrest me burg për të gjithë, apo shqyrtime individuale?
09/04 15:44
Top News – Denoncimi i Braçes: Kompania “Lufra” fushatë kundër qumështit vendas
09/04 15:42
Top Channel/ Tradita e Pashkëve, 80-vjeçarja lyen 200 vezë për festën e Pashkëve
09/04 15:31
Top Channel/ Pitbulli kafshoi të miturën, paditet bashkia në Vlorë, banorët të shqetësuar
09/04 15:28
Top Channel/ Alarm për mashtrimet me SMS, qytetarët marrin mesazhe false
09/04 15:25
Top Channel/ “Bashkohen shqiptarët në Mal të Zi”, Forumi Shqiptar drejt unifikimit
09/04 15:23
Top Channel/ Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta shkoi në 210 lekë, benzina 173 lekë
09/04 15:18
Top Channel/ Rishikohet arresti me burg, Gjykata e Lartë shqyrton ndryshime për paraburgimin
09/04 15:07
Top News- ‘Sekseri’ i vrasjeve me pagesë / Kush është Leksi i Druve dhe përplasja me ish deputetin
09/04 15:04
Top News – Nisma urgjente e PD për naftën. PS ja rrëzon në seancë plenare, ‘bordi rregullon çmimin’
09/04 15:04
Top News – Irani, në pikën nga ku s’ka më kthim! Meloni: Po punojmë për lirinë e lundrimit në Hormuz
09/04 15:00