Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli do të vizitojë Tiranën në datat 3 dhe 4 shkurt. Presidenti i PE-së, Sasoli gjatë vizitës së tij në Tiranë, do të takohet me kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta, kryeparlamentarin Ruçi dhe drejtuesit e opozitës, Basha e Kryemadhi me të cilët pritet të diskutojë lidhur me situatën politike në vend dhe rrugën europiane të Shqipërisë.