Sot, në këtë episod të dedikuar ekskluzivisht për YouTube, do të flasim për “Big Brother”, spektaklin më të ndjekur në Shqipëri… Ka arritur deri aty ndikimi i banorëve të BBVIP, sa një trend i ri, që duket se ka rritur edhe shitjen e dekolorantëve, po përhapet me shpejtësi; Bjond si Luizi! Për të folur mbi këtë temë, sonte, do të jenë me ne në panel; -Fjodora Fjora, moderatore -Arjan Konomi, ish-opinionist në BB -Bled Mane, ish-banor në BBVIP2 -Enxhi Nasufi, moderatore në WU Dhe pas këtij diskutimi, intervistë me; -Efi Dhedhes, ish-banore në BBVIP2 E pagëzuar si “shefja e diplomacisë” nga Luizi teksa ishte brenda shtëpisë së fmashme, vjen sot në “Më lër të flas”, për herë të parë në një intervistë ku do t’i thotë gjitha, pa doreza!