Shkencëtarët australianë po analizojnë një monedhë të vjetër afrikane e cila është gjetur në plazhin pranë ishujve "Wessel" vitin e kaluar. Kjo copë bakri mund të jetë një gjurmë e faktit se portugezët e kanë vizituar Australinë rreth 250 vite përpara se atje të shkonte kapiteni britanik James Cook. Monedha e ashtuquajtur Kilva, mund të jetë rreth 1000 vjeҫare dhe vjen nga Tanzania.