Ka zgjedhur pikërisht qytetin e UNESKO-s trupa aq e dashur e Portokallisë për të çelur sezonin e saj veror. Mijëra qytetarë beratas dhe jo vetëm kanë ndjekur për më shumë se dy orë humorin dhe pjesët e interpretuar aq mjeshtërisht nga aktorët e kësaj trupe.