Çdokush që është befasuar nga sulmet terroriste të Brukselit, me siguri nuk ka qenë i vëmendshëm ndaj zhvillimeve të fundit. Belgjika është vatër e të rinjve myslimanë, të cilët udhëtojnë drejt Sirisë për të luftuar së bashku me grupin militant të Shtetit Islamik, - të njohur edhe me akronimet ISIL apo ISIS, - dhe pastaj kthehen në shtëpi, shpesh të gatshëm për të vrarë.