Është inauguruar sot në ish-Fushën e Aviacionit në Tiranë godina “Poli i Drejtësisë”, ku do të vendosen institucionet e reja që janë ngritur në kuadër të reformës në drejtësi. “Poli i Drejtësisë” do të shërbejë si godinë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Shkollën e Magjistraturës.