Pogradec- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Vërdovë, Pogradec, ku një banesë është përfshirë nga flakët. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën një 42-vjeçar me inicialet, N.XH i cili mësohet se jetonte i vetëm në banesë. Konkretisht zjarri ka rënë në katin e dytë të banesës në të cilën jetonte 42-vjeçari. Njoftimi i policisë: Më datë 18.01.2021, rreth orës 06:00, në fshatin Vërdovë, Pogradec, ka rënë zjarr në një banesë, në katin e dytë të së cilës jetonte i vetëm shtetasi N. Xh., 42 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.