Gati 3 ton mbetje përfundojnë çdo ditë në përrenjtë malorë që përshkojnë qytetin e Gjirokastrës. Sidomos gjatë muajve të izolimit situata ka qenë edhe më e rënduar. Ky është një prej përrenjve më të bukur malorë krah një rruge hyrëse në qytetin e Gjirokastrës. Dhe siç shihet nga pamjet, përroi është i tejmbushur me mbetje. Gjirokastra njihet për terrenin e thyer dhe gati 1/10 e mbetjeve ditore këtu përfundon nëpër përrenj. Megjithëse ka kosha në të dy anët e rrugës ata janë pothuajse bosh.