Vetëm pak kilometra larg qytetit të Durrësit ndodhet plazhi i Kallmit. Infrastruktura rrugore e ka mbrojtur këtë pjesë të detit Adriatik nga masivizimi dhe betonizimi, ndonëse vitet e fundit ka nisur të frekuentohet gjithnjë e më shumë nga ata që janë në kërkim të plazheve të qeta dhe të pastra.