Selman Basholli, peshkatar prej 30 vitesh pas 5 orësh në ujërat e liqenit të Pogradecit e përfundoi ditën e tij të punës vetëm me një peshk të kapur. Pandemia e ka kushtëzuar orarin e peshkimit ndërsa pavarësisht përpjekjes për të siguruar diçka për familjen e tij liqeni nuk ishte shumë bujar. Prej mëse një muaji Selmani nuk kishte dalë në ujërat e liqenit për shkak të pandemisë ndërsa tregon se ky nuk është një muaj i favorshëm për peshkimin.