Një incident është shënuar ditën e sotme, ku një prej punëtorëve është aksidentuar gjatë punës, në një prej pallateve që po ndërtohet pranë Presidencës, në Tiranë. Burime për Top Channel bëjnë me dije se punëtorit i ka rënë një gur në kokë. Është bërë shoqërimi i menjëhershëm për në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.